Lajmet e fundit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari ka hedhur kritika për indiferencë ndaj halleve të qytetarëve, drejt kryetarit aktual të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit, njëherit rival i tij.
Në një tubim elektoral, Hajdari iu drejtua banorëve se Lladrovci ka pasur prioritet vetëm luksin dhe jetën e shtrenjtë, duke përmendur si shembuj udhëtimet e tij me helikopter dhe vizitat nëpër stadiume VIP, transmeton klankosova.tv. ''Atij nuk i ka interesu halli i qytetarit''. ''Atij i ka interesu me hyp në helikopter me shku nëpër Barcelonë me shetit''. ''Me shku me i kqyr ndeshjet Premierliga angleze a Europiane secilën, e nëpër tribuna VIP, dhe asnjëherë s'e ka pasë parësor interesin e qytetarit''.