Hoffenheimi është duke avancuar 0-1 ndaj Mainzit në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros së 11-të në Bundesligën gjermane.
Golin e avantazhit për Hoffenheimin e shënoi lojtari i Mainzit, Andreas Hanche-Olsen.
Mirëpo, gjithçka nisi dhe "përfundoi" nga super-dyshja kosovare, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani.
Hajdari nisi një aksion nga mbrojtja, për t'ia kaluar topin Wouter Burgerit, i cili harkoi për Asllanin në minutën e 9-të, por që para këtij të fundit, topin me kokë e goditi Hanche-Olsen, në tentim që ta largojë atë.
Por, topi përfundoi në rrjetën e ekipit të tij.
Hoffenheimi me këtë rezultat është në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Leipzigun në vendin e dytë, e 6 më pak se Bayerni në vendin e parë, por që të dy këto ekipe kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv
Goal ? “Mainz 0 - 1 TSG Hoffenheim”
⚽️ 9' Andreas Hanche-Olsen (own goal)
pic.twitter.com/QIqN6sv7sr
— FutDball ⚽️ (@FutDball) November 21, 2025
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.