Hailey Bieber ka folur rreth arsyes se pse ajo hoqi dorë nga rrjeti social Twitter, në vlogun e saj të ri.
Modelja 24 vjeçare fshiu llogarinë vitin e kaluar, pas komenteve të vazhdueshme negative për të.
Në vlog, Hailey shpjegon se sa keq u bë pas këtyre komenteve, dhe se vendimi për t’u larguar nga kjo platformë ishte vendimi i saj më i mirë në jetë, transmeton Klan Kosova.
Ajo zbuloi se një nga gjërat më të mëdha me të cilat luftoi ‘ishte aspekti i krahasimit të trupit dhe dukjes si dhe ai i sjelljes’.
Modelja gjithashtu tha se martesa e saj me Justin Bieber solli sjellje edhe më toksike nga fansat, dhe ankth të rëndë.
“Unë nuk jam më në Twitter, më duket sikur ishte një mjedis shumë toksik. Mendimi i hapjes së një llogarie sërish, më jep një ankth të keq”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.