Hailey Bieber ka pranuar se mendonte se mund të “vdiste” ndërsa foli për lindjen traumatike të djalit të saj, Jack Blues, vitin e kaluar.
Modelja 28-vjeçare solli në jetë djalin në gusht 2024, por përjetoi disa komplikime “të frikshme” gjatë lindjes, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv
Pavarësisht përgatitjeve për nëntë muaj, gjatë të cilave ajo ushtroi dhe u ndie “fizikisht më e fortë” se kurrë më parë, Hailey e gjeti veten duke kaluar një lindje shumë të vështirë.
Derisa pranoi publikisht se lindja për të ishte “gjëja më e vështirë që kam kaluar ndonjëherë”.

Ajo ka treguar se për lindjen nuk kishte përdorur opsionin e epiduralit.
“Ia besova jetën time mjekes sime. Dhe kështu ndjeva qetësi që e dija se ajo nuk do të lejonte kurrë që të më ndodhte diçka. Por kur rridhte shumë gjak... njerëzit vdesin, dhe kjo ide të kalon në mendje”, tha ajo.
/Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.