Dhomat e Specilizuara në Hagë kanë pranuar prova nga Ministria e Brendshme e Serbisë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Kjo ka alarmuar opinionin publik në Kosovë, duke e konsideruar një veprim të tillë të pa pranueshëm.
Tema në fjalë u trajtua edhe në edicionin më të ri të emisionit Kosova Today në Klan Kosova.
Gazetarja Rina Mujku, pati vërejtje për liderët institucionalë në vend.
Ajo tha se duke filluar nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, por edhe krerët e tjerë nuk e kanë përcjellur fare këtë proces.
"Kjo nuk është hera e parë që trupi gjykues dhe Charles Smith e arsyeton pranimin e provave serbe pikërisht me këtë fjali që "Fakti që janë marrë prej Serbisë, nuk i bën të papranueshme", sepse është hera e disatë me radhë që pranohen prova nga MUP-i dhe autoritetet e tjera të Serbisë", deklaroi ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=okSzSSQ9Ci8
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.