Zhgënjimin e tij nuk mundi ta fsheh as futbollisti, Florent Hadërgjonaj.
Ai në një intervistë për Klan Kosova tha se ishte dashur që t’i fitonin tre pikët kundër Andorrës.
Hadërgjonaj tha se është vështirë të përshkruhet me fjalë.
“Atmosfera nuk është e mirë, jemi të zhgënjyer. Ne futbollistët kemi pritur më shumë”, tha Hadërgjonaj.
Kombëtarja e Kosovës në “Fadil Vokrri” mori veçse një barazim 1:1 kundër Andorrës.
Golin e epërsisë e realizoi Edon Zhegrova, në minutën e 59-të derisa pas dy minutash rezultati u barazua nga Berto.
Në muajin qershor, “Dardanët” do t’i kenë edhe dy ndeshje, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=F-psdkg3Xyg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.