Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Hadergjonaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova e ka quajtur “simpatik” numrin me të cilin garon, por për të ka edhe një kuptim tjetër.
Ai u shpreh se e mban mend gjithmonë, sepse është numri i këmbës së bashkëshortes së tij, përcjell Klankosova.tv.
“Është numër simpatik, e mbajë mend përherë se është numri i këmbës i shoqes time. Saherë që kam udhëtuar diku e kam pasur në kokë numrin 37, kështu që po, është numër i mirë, jam i kënaqur më numrin”.
“Jam i kënaqur edhe me angazhimin, e para është se unë i kam besuar përherë vizionit të presidentit Rugova për një Kosovë të lirë, të cilët e kemi arritur, për një Kosovë të integruar në Bashkimin Evropian edhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një demokraci të avancuar”, u shpreh tutje Hadergjonaj.
https://www.youtube.com/watch?v=F9n1eJ60vMI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.