Ariana Grande ka bërë një koment të rrallë publik për marrëdhënien e saj me ish të fejuarin Pete Davidson, transmeton Klan Kosova.
Në një intervistë për Vogue, Ariana thotë se u takuan pasi miqtë e bindën atë të shkonte në New York për një verë.
“Miqtë e mi më thanë eja sepse do të kemi një verë argëtuese. Dhe pastaj takova Pete”, tha Ariana.
“Ishte e pakuptimtë, e bukur dhe çmenduri. Unë e doja dhe nuk e njihja”.
Ariana dhe Pete u fejuan vetëm disa javë pasi filluan të takoheshin në maj të vitit 2018 por marrëdhënia e tyre përfundoi në tetor.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.