Lajmet e fundit

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka paralajmëruar rivalët e Premier Ligës, se ai është “rigjeneruar” gjatë pushimit të Kupës së Botës, me sulmuesin duke thënë se tani është “i gatshëm për lojë".
“Ishte një mundësi e mirë për t’u rigjeneruar. Sigurisht që çdo lojtar dëshiron të jetë në Kupën e Botës. Është ëndrra ime të përfaqësoj vendin tim atje dhe do të punoj shumë për t'u siguruar që ta bëj këtë një ditë. Por pushimi ka qenë pozitiv. Kam pasur rastin të pushoj, të largoj mendjen nga futbolli për disa javë dhe të vendos veten në vendin më të mirë të mundshëm për t'u kthyer. Mezi pres që të fillojë përsëri”, tha Haaland në një intervistë.
Reprezentuesi norvegjez ka qenë një sensacion për skuadrën e Pep Guardiolës, me 23 gola të shënuar në 18 paraqitje. Haaland ka dëshmuar të jetë i pandalshëm, duke shënuar hat-trick në tri ndeshje radhazi në shtëpi, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
City do të rikthehet në aksion kur të përballet me Liverpoolin në raundin e katërt të Carabao Cup më 22 dhjetor.