Erling Haaland po vazhdon formën e shkëlqyer me Manchester City dhe mbetet arma kryesore e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola në këtë fazë të sezonit.
Sulmuesi norvegjez ka realizuar 29 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 39 ndeshje këtë edicion, duke qenë golashënuesi më i mirë në Premier League. Forma e tij i jep shpresë Cityt që të luftojë deri në fund për trofe, edhe pse skuadra është larg nivelit që kishte në sezonin e tripletës.
Manchester City mbetet ende në garë në kampionat, në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Anglisë, ndërsa performanca e Haaland pritet të jetë vendimtare në muajt e fundit të sezonit./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.