Shqiptari i parë në sportin e wrestling-ut, i pari që futet në ring pa doreza. Konsiderohet të jetë një nga shqiptarët e parë në sportin brutal MMA. Është ky Gzim Selmani, i njohur si “Albanian Psycho”.
I rritur në Holandë, Gzimi nuk e harron vendlindjen e tij, Mitrovicën, të cilën e viziton sa herë që ka mundësi.
Emisioni “Krejt Kapak” ju sjell intervistën me të në urën e lumit Ibër.
‘Mitrovica më jep forcë, flamuri shqiptari më jep forcë. Gjithë familjen e kam në Tavnik dhe Bajr’, u shpreh Gzimi.
Në moshën 17-vjeçare, ai dërrmoi serbin Marko Milosavljeviq në MMA, duke e rrëzuar në vetëm 15 sekonda.
“Baba më tha: me serbin veç një opsion e ki – me mbyt në raundin e parë. Për 15 sekonda e qita ‘knockout’, e varrosa”, tregoi ai.
Javë më parë, ai debutoi në sportin brutal pa doreza. Para 6 mijë britanikëve, ai mundi Daniel Curtin, të cilin e rrëzoi që në raundin e parë. Ftesën e mori nga legjenda Conor McGregor. “Conor McGregor më motivoi, ai ka shumë shokë shqiptarë në Irlandë”, thotë Gzim Selmani, shqiptari i parë që lufton pa doreza në ring.
Selmani tashmë ka filluar përgatitjet për meqin e radhës dhe është në pritje të emrit të kundërshtarit.
Për ta parë intervistën e plotë klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=T_a0B3tRxJ4&t=23s
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.