Lajmet e fundit

Mos harroni Tiranën, dakord sot për sot nuk është se afron shumë optimizëm me një distancë 9 pikëshe nga kreu dhe një merkato deri më tani pa asnjë afrim zyrtar, por mbetet Tirana, 24 herë kampione e vendit, me një fanellë të rëndë dhe ambiciet maksimale në ADN.
Tirana nuk mund t`i heqë sytë nga titulli, për Josën është një deklaratë që ofron presion, dhe ndoshta duhet një figurë që qëndron një shkallë më poshtë për që e njeh mentalitetin bardheblu, ndihmësi i tij Ivan Gvozdenovic, për ta thënë diçka të tillë me plot gojën.
” Tirana është klub i madh, Tirana do të luftojë gjithmonë për titull kampion. Edhe nëse nuk jemi mirë, Tirana nuk ka detyrën morale për të tentuar të fitojë kampionatin. Nuk do të dorëzohemi asnjëerë për vetë emrin që kemi. Gjithsesi në këtë sezon objektivi kryesor është Europa. Por nëse do të ecim mirë pse jo të mos tentojmë edhe titullin”.
Zv/Trajneri i Tiranës foli edhe për miqësoren e humbur 2-0 me Akzhajik, ku Josa eksperimentoi edhe me modulin, me Gvozdenovic që nuk e përjashton që mbrojtjen me 3 ta shohim edhe në Superiore.
” Humbëm 2-0 dhe rezultati është i mirë. Por kemi përdorur një sistem të ri loje, pasi luajtëm me skemën 3-4-3. Për mendimin tim zhvilluam një ndeshje të mirë, sepse deri në minutën e 75-të skuadra luajti mirë dhe të futbollistët dhanë maksimumin.< Ndoshta këtë sistem loje mund ta përdorim edhe në kampionat. Nëse shfaqim një nivel të mirë, pse të mos luajmë me skemën 3-4-3, sepse Tirana është një skuadër e madhe<
Megjithatë për të ngrohur zemrat e tifozëve, duhet shkrirë edhe akulli që ka pllakosur në merkato, edhe këtu optimizmi që përcjell Gvozdenovic nuk mungon.
” Kemi kohë, drejtuesit po punojnë, dhe po përpiqen të afrojnë ndonjë element cilësor. Do të synojmë të shtojmë rradhët me 2 apo 3 futbollistë cilësorë, po punojmë për këtë gjë dhe deri në fund të merkatos shpresojmë tia arrimë qëllimit”, shkruan Supersport.al, përcjellë Klan Kosova.