Lajmet e fundit

Një grup prej 26 personash, kanë bërë një veprim shumë të guximshëm.
Në malin Monte Piana në Itali, në një litar 45 metra të gjatë, janë vendosur në lisharëse ngjyra-ngjyra, duke qëndruar ashtu rreth 209 metra lartësi mbi tokë, përcjellë Klan Kosova.
Ky veprim i tyre, ishte në nderim të ushtarëve që kanë humbur jetën në Luftën e Parë Botërore në atë zonë. Këta persona të guximshëm, ishin shtrirë në 17 lisharëse duke formuar kështu ngjyrat e ylberit.
Shumë prej tyre janë atletë, të trajnuar për të ecur në lartësi e distanca të gjata. Vendi që ata kanë zgjedhur, nuk është spikatur për shkak të bukurisë që ka, po për shkak të rëndësisë historike.
Kjo zonë është një muze i hapur në kujtim e nderim të 18,000 ushtarëve të rinj që kanë vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore.