Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili ka pritur në takim Shefin e BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko.
Imsiali e ka falënderuar Maslichenkon për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në sektorin financiar, sektorin privat, si dhe kontributin për ekonominë e Kosovës në përgjithësi.
Në këtë takim më tej është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për avancimin e fushave të ndryshme lidhur me objektivat e BQK-së, përfshirjen financiare dhe qasjen në financa, ekonominë e gjelbër, stabilitetin e sistemit financiar dhe sistemin e depozitave, njofton BQK, përcjell KlanKosova.tv.
Ismaili ka shpalosur planet për zbatim gjatë mandatit të tij për avancimin e BQK-së, lidhur me avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, reformimin e sistemit të pagesave, edukimin financiar dhe fushave të tjera me rëndësi që lidhen me objektivat e BQK-së.
Pas takimit u tha se bashkëpunimi në mes të dyja institucioneve do të vazhdojë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.