Lajmet e fundit
Lëndimi do ti pamundësoj brazilianit që të paraqitet me kombëtaren në Kupën e Amerikës.

Mesfushori Luiz Gustavo nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës. Kjo mungesë e Gustavos vjen pasi lojtari është i lënduar.
“Shpresojmë se Gustavo do të jetë i gatshëm për kohën kur i fillojmë përgatitjet”, tha trajneri i skuadrës së Wolfsbugrut, Dieter Hecking. Mesfushori brazilian ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në skuadrën e tij në edicioni e fundit.
Ai ka shënuar edhe një gol në finalen e Kupës së Gjermanisë në ndeshjen kundër Borussia Dortmund (1-3). Luis Gustavo ishte pjesë e Bayern Munchen për një kohë të gjatë, kurse pas transferimeve të shumta ai u transferua në Wolfsburg.