Lajmet e fundit
Mesfushori kolumbian beson se skuadra nga Milano ka kualitetin e nevojshëm për të vazhduar siç e ka nisur edicionin e ri.

Fredy Guarin ka thënë se Interi është në nivelin e kërkuar për të fituar titullin e Serie A këtë sezon.
Skuadra e udhëhequr nga Roberto Mancini renditet e para në tabelë, me tre pikë më shumë se pozita e dytë, pasi ka fituar të pesë përballjet e para të këtij edicioni.
Guarin, që është shumë i lumtur për këtë gjë, ka thënë se është duke u rritur besimi se do t’i japin fund dominimit të Juventusit në Itali.
“Futbolli është kaq interesant sepse gjërat në të ndërrojnë shpejtë”.
“Për t’u konsideruar skuadër e madhe duhet të fitosh ndeshjet”.
“Mendësia është shumë me rëndësi, si edhe përmirësimi i gabimeve. Duhet që të jemi skuadër solide, që të mos lëmë hapësirë për dyshime”.