Lajmet e fundit
Trajneri ka lënë të kuptohet se ai mund të largohet në fund të sezonit nëse të dy palët e shohin me interes.

Pep Guardiola shpreson se vendimi i tij për të mos ngutur bisedimet për një kontratë të re me Bayern Munchen nuk do të keqkuptohet.
Kontrata e tij skadon vitin tjetër, gjë që ka nxitur spekulime për të ardhmen e trajnerit katalan, duke sugjeruar se ai mund të jetë marrë vesh me Manchester Cityn.
“Kjo është e para dhe e fundit herë që unë do të flas për këtë gjë”.
“Jam trajner i Bayernit dhe jam i lumtur që jam këtu”.
“Ende nuk kam vendosur për të ardhmen, por jam duke bërë dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën”.
“Kur të vij momenti unë do të bisedoj me Rummeniggen dhe të tjerët”.
“Kam lexuar shumë gjëra që shkruhen për mua, por unë kurrë nuk do të jem pengesë për Bayernin”.