Lajmet e fundit

Ilkay Gundogan është transferuar gjatë verës te skuadra e Manchester City, por sigurisht që ai nuk mund ta harrojë Jurgen Klopp, me të cilin ka kaluar kohë fantastike te Dortmundi.
Pyetjes se "kush është më i mirë Klopp apo Guardiola?" e ka shumë të vështirë, pro gjithsesi ai mundohet të bëjë një krahasim.
“Të dy i shprehin emocionet gjatë ndeshjes, por Jurgen e përjeton çdo moment nga stoli dhe nuk është e vështirë ta kuptosh pse Dortmundi ka pasur aq shumë suksese nën drejtimin e tij".
"Në anën tjetër edhe Pep e ka me pasion punën që bën, por në një mënyrë tjetër. Guardiola është një gjeni i cili e lexon ndeshjen dhe mbulon çdo situatë të mundshme".
"Ai gjithmonë na mëson sesi të krijojmë hapësira dhe gjen zgjidhje që nuk do t’i bënte asnjë trajner tjetër dhe kjo e bën atë më të mirin në botë”.