06.11.2016 · përditësuar para 3556 dite1 min lexim
Mesfushori i Manchester City-it, Ilkay Gundogan, është i bindur se Sergio Aguero do të qëndrojë në klub ndërsa e ka përshkruar sulmuesin si “makinë golash”, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
“Mendoj se ai do të qëndrojë, madje s’kam dyshime për këtë”, ka thënë Gundogan për Mirror.
“Sergio është shumë i rëndësishëm për ne dhe përkundër se nuk shënoi kundër Barcelonës ai punoi shumë dhe u mundua që ta mbajë në lojë çdo top për ne”.
“Ai është shumë i mirë, jam me fat që kam luajtur me Robert Lewandowskin në Dordmund dhe tani me Sergion. Nëse Sergio ka rast për shënim 90 për qind ai shënon”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.