Lajmet e fundit

Pep Guardiola është trajner i pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për përgatitjet taktike.
Kështu ka deklaruar mesfushori i The Citizens, Ilkay Gundogan, transmeton Klan Kosova.
City javën e kaluar ka fituar 2:1 ndaj Arsenal duke rikthyer shpresën për titullin e Premier League dhe duke lehtësuar kritikat për metodat e Guardiola.
“Edhe Pep edhe Klopp janë trajnerë të klasit të lartë kur flitet për kualitetet e tyre. Të dy janë pasionant, por në mënyra të ndryshme dhe Guardiola është pak më parë”.
“Pep mendon rreth gjitha situatave të ndryshme dhe ka zgjidhje për to. Nuk ka trajner si ai”, ka thënë Gundogan.