Ilkay Gundogan ka shënuar gol të bukur sot me Manchester Cityn ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së 34-të në Premier League.
Gundogan golin e realizoi në minutën e 37’, pasi e pranoi mirë topin, dhe më pas me një goditje të lehtë e habiti portierin kundërshtar.
Vetëm dy minuta më vonë realizoi edhe Erling Haaland, i cili shënoi golin e 36-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat në të mirë të Qytetarëve. /Klankosova.tv.
https://twitter.com/i/status/1657742391674040320
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.