Lajmet e fundit

Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, ka pohuar që nuk është në kontakt me Borussia Dortmund-in lidhur me një rikthim te ky klub.
28 vjeçari është larguar nga Bletat më 2016, dhe që nga atëherë numëron 100 paraqitje me Qytetarët në të gjitha garat.
“Do ta kisha ditur këtë, nuk di asgjë, nuk kam folur me askënd”, ka thënë Gundogan për mediat duke iu referuar spekulimeve për largim.
“Do të ketë bisedime në verë, dhe pastaj do ta shohim”, ka shtuar ai lidhur me negociatat me City-n.