Lajmet e fundit

Mesfushori i ri i Manchester City, Ilkay Gundoga ka treguar se ka qenë shumë afër që të kalojë te rivali nga po i njëjti qytet – Manchester United, në fillim të sezonit 2014/2015.
Përfaqësuesi i Gjermanisë që tash për tash është duke u rikuperuar nga një lëndim në gju ka treguar se ai edhe ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit nga Old Trafford.
“Vitin e kaluar isha afër të kaloja në United, por nuk u bë gjithçka sikur unë doja.”
“Ndoshta nuk ishte momenti i duhur dhe në fund vendosëm që unë të qëndroja, ku vazhdova kontratën edhe për nj vit.”
“Gjithmonë kemi pasur bisedime me drejtuesit e Dortmund dhe unë pajtohesha më ta që ta vazhdoja, në mënyrë që kur ta largohesha, mos të shkoja me zero vlerë.”
“Kështu rinovova kontratën dhe tash këtë vit të gjithë jemi të lumtur se si përfunduan gjërat”, ka thënë Gundogan, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.