Lajmet e fundit
Mesfushori gjerman mund të largohen nga Signal Idua Park këtë verë dhe destinacioni më i mundshëm është Camp Nou.

Largimi i Gundogan nga Borussia Dortmund mund të ndodhë javëve në vijim.
Sipas Sport Bild, javën e ardhshme pritet që drejtuesit e Barcelonës të takohen me lojtarin dhe agjentin e tij. Reprezentuesi gjerman do të takohet me katalanët për të diskutuar një transfer të mundshëm në Camp Nou.
Megjithëse Gundogan pati shkruar në rrjetin social Facebook, se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Gjermania, mediat e këtij vendi raportojnë se gjasat janë të vogla që ai të rinovoj kontratën me Borussia Dortmund.