Ilkay Gundogan ka kaluar te Galatasaray nga Manchester City si transferim falas.
Ai tashmë ka arritur në Stamboll, duke pozuar me shallin e gjigantit turk.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë vjen në vendlindjen e të parëve të tij pas një karriere fantastike te Borussia Dortmundi, Manchester City dhe Barcelona.
Hera e tij e dytë te Qytetarët nuk ishte aq e bujshme dhe nuk i zgjati më shumë se një vit, andaj ai aventurën tani e nis te Galata.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.