Lajmet e fundit

Një video e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Manchester Cityt, shfaq mesfushorin Ilkay Gundogan duke punuar zellshëm në palestër teksa shfaq shenja se po riaftësohet për sezonin e ardhshëm, pasi që stinori i kaluar kishte përfunduar shpejt shkaku i një lëndimi të rëndë.
Ai dëmtoi ligamentet e gjurit në dhjetor, dhe pas një kohe larg fushave të blerta, fansat e Cityt duket të jenë të ngazëllyer që e shohin përgatitjen e tij për t’u kthyer tek “qytetarët”.