Lajmet e fundit

Ka zgjedhur të vizatojë diçka tradicionale por me mjete moderne.
Kështu me sprej, grafite po bëjnë edhe kolegët e tjerë të këtij artisti kosovar të cilët vijnë nga Bullgaria Sllovenia e Maqedonia.
Në fakt kjo është një garë midis këtyre dhjetë artistëve të ftuar në festivalin e muraleve
“ Guerilla art festival “ i cili po mbahet për herë të parë në Kosovë,njofton Klan Kosova.
E kur gara e artit të rrugës mori fund, tre më të mirëve do tu ndahen çmime.
Por artistëve nuk u bën shumë përshtypje nëse do të jenë fitues ose jo.
E kushdo që të mërkurën pasdite kaloi këtu në afërsi të Katedrales në Prishtinë nuk mundi ti qëndrojë indiferent karshi këtyre grafiteve .
Kronikë nga Dafina Jegeni.