23.09.2018 · përditësuar para 2870 dite1 min lexim
Mesfushori francez, Matteo Guendouzi, nuk ka besuar se do të jetë në listën e Arsenalit në moshën 19 vjeçare.
Ai ka pranuar se legjendat e futbollit si Thierry Henry dhe Patrick Vieira e kanë bërë atë të ëndërrojë që një ditë të bëhet pjesë e klubit, transmeton Klan Kosova.
“Nga momenti që Arsenali ka shprehur interesim, gjithçka ishte e qartë për mua. Nuk dua të gënjej, kam menduar se mund të ndodhte më vonë në karrierën time. Përfaqësimi i një klubi të tillë në moshën 19 vjeçare, është ëndërr e çdo lojtari”, ka thënë Guendouzi për L'Equipe.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.