Lajmet e fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, bashkë me nënkryetarin Gazmend Syla, kanë bërë të ditur se kanë zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Sipas njoftimit të OVL-së, gjatë takimit janë diskutuar temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve.
Në njoftim thuhet se është theksuar edhe rëndësia e miqësisë dhe partneritetit “të pazëvendësueshëm” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë”.
“Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e OVL-së së UÇK-së. /Klankosova.tv