Manchester City ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme kundër Bournemouth në luftën për një vend në Champions.
Me fitoren 3-1, djemtë e Pep Guardiolas mbesin në vendin e tretë, por që gara për top-5 mbetet e fortë pasi janë edhe tri ekipe tjera me pikë të përafërta dhe gjithçka mund të ndryshojë në xhiron e fundit.
Megjithatë, këtë ndeshje e karakterizoi edhe një moment emocional.
Kevin de Bruyne u përshëndet me fansat e klubit në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi.
E trajneri Guardiola u pa i emocionuar në përfundim të ndeshjes, ndërsa kamerat fokusuan edhe lotin që po i rridhte në faqe.
De Bruyne njoftoi kohë më parë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Cityn, me të cilin fitoi gjithçka.
Destinacioni i tij i radhës ende nuk dihet. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.