Lajmet e fundit
Trajneri i Bayern Munchen ka thënë se nuk është aspak reale që njerëzit të presin nga ai që do të fitojë tripletën çdo sezonë.

Ai ka përsëritur se dëshiron të qëndojë edhe më tutje në krye të klubit bavarez.
Pep ka qenë në qendër të kritikave pasi klubi që udhëheq u eliminua nga gjysmëfinalja në Champions League.
“Nëse Bayern Munich është duke kërkuar për një trajner që fiton tripletën çdo vit, atëherë unë nuk jam i duhuri që ata kërkojnë” ka thënë në një konferencë për media Guardiola.
Sipas Pep, trofeu i Champions League është trofe i çmuar, por të fitosh Bundesligan është gjëja më e rëndësishme dhe Bayern e ka bërë atë.