Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë që ende është herët për të thënë se kush e fiton Premier Ligën.
Arsenali është aktualisht lider dhe po kalon në një formë të mrekullueshme, por janë Qytetarët ata që e kanë fituar katër herë me radhë titullin para se Liverpooli t’ua prishte këtë seri.
“Askush s’e fiton titullin në nëntor. Mund ta humbësh”, ka thënë Guardiola.
Përndryshe City të dielën pret pikërisht kampionin në fuqi, Liverpoolin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.