Lajmet e fundit

Pavarësisht se Manchester City është përjashtuar nga garat evropiane, menaxher Pep Guardiola, ka deklaruar se nuk do të largohet që aty.
Pas takimit të cilin e fituan 2:0 kundër West Ham United, spanjolli ka pohuar se nuk do të ikë nga Etihad, pavarësisht nëse përjashtimi mbetet aktiv ose jo, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Pse duhet të ik”, ka thënë ajo një muaj më parë.
“E dua këtë klub, dua të jem këtu. Pse duhet të ik”, ka thënë ai përsëri.
“Kemi folur me futbollistët dhe në tre muajt e ardhshëm do të jemi të fokusuar se çfarë duhet bërë. Personalisht unë do të jem këtu”.