Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do ta aktivizojë Rodrin në derbin kundër Liverpoolit të dielën në Premier Ligë.
"Mendoj se nuk do të rrezikojmë me Rodrin kundër Liverpoolit”, ka deklaruar strategu spanjoll.
“Tani vjen pushimi ndërkombëtar; pjesa më e mirë e sezonit është përpara nesh dhe na duhet ai.
"Ende po luajmë pa fituesin e Topit të Artë të para dy sezoneve, një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.