Lajmet e fundit

Sipas shtypit spanjoll, Pep Guardiola është duke menduar që të blejë lojtarin e Barcelonës, Adama.
Ai para dy sezoneve transferoi Thiago Alcantaran në Bayern Munich, ndërsa beson se do ta bëjë edhe blerjen e radhës nga klubi katalonas.
15 milionë euro kërkon Barcelona që ta lë të lirë lojtarin, kurse largimi i tij mund të ndodhë lehtë pasi Adama nuk është njëri nga të preferuarit e trajnerit, Enrique.
Guardiola raportohet se ka rënë në kontakt me 19 vjeçarin që thuhet se është pajtuar që të kompletoj transferimin e tij drejt Gjermanisë.
Ai në sezonin e fundit ka realizuar tre gola dhe ka asistuar 11 herë për bashklojtarët e tij te klubi B i Barcelonës, transmeton Klan Kosova.