26.10.2018 · përditësuar para 2836 dite1 min lexim
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur se pas nëntë ndeshjeve në Premier League lufta për titull është e paqartë pasi në garë janë pesë ekipe.
Kampioni aktual, Manchester City ndodhet në krye të tabelës më pikë të njëjta me Liverpoolin e pamposhtur, ndjekur nga Chelsea, Arsenali dhe Tonttenham me dy pikë prapa.
"Ka vetëm dy pikë diference midis pesë apo gjashtë skuadrave. Është e fortë, Tottenham gjithmonë ka shans. Sezonin e kaluar kemi bërë shumë në të dy ndeshjet, por ata janë një ekip i lartë", u shpreh Guardiola.
City udhëton në Waembley për të luajtur kundër Tottenhamit një ditë pasi në stadium zhvillohet ndeshja e ragbit midis Jacksonville Jaguars dhe Philadelphia Eagles.
Guardiola tha se ekipi tij duhet të përshtatet me gjendjen e fushës.
“Jam i sigurt se Tottenham ka një portier të mirë, shpresoj se ata mund të përfundojnë stadiumin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, por është ajo që është”, përfundoi Guardiola.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.