Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se pajtohet në një pikë me trajnerin nga skuadra rivale e qytetit të Manchester United, Jose Mourinho.
Pep ka thënë se pajtohet me pohimin e portugezit për orarin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
Ai ka thënë se orari i këtyre ndeshjeve është qesharak.
“Federatat duan që futbollistët të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur para Kupës së Botës dhe natyrisht se ne duam që ata të shkojnë atje”.
“I duam të shkojnë por që të kthehen prapë e të sigurt dhe të luajnë sa më pak minuta të jetë e mundur”, ka thënë Pep, duke komentuar të njëjtat deklarata që i ka dhënë Mourinho.
“Mund të them se pajtohem me Mourinhon”, ka shtuar spanjolli./Klan Kosova/