Lajmet e fundit
Spanjolli është paralajmëruar se fitimi i Ligës së Kampionëve nuk është gjë e lehtë dhe mund të marrë kohë.

Manchester City nuk e ka të garantuar triumfin në Ligën e Kampionëve me caktimin e Pep Guardiola në postin e trajnerit, mendon Sylvinho.
Sylvinho, tani ndihmës i shefit të Interit, e ka fituar garën elite të futbollit të klubeve në Europë nën urdhërat e Guardiola në vitin 2009, para se të kalonte tek City.
Por ai mendon se megjithëse City ka skuadër të fortë dhe Guardiola ka përvojë në këtë garë, triumfi nuk është i lehtë.
“Liga e Kampionëve është garë e vështirë”.
“Manchester City është duke punuar mirë, ka lojtarë të talentuar dhe tani mund të ketë trajner të ri”.
“Por duhet të kuptohet që triumfi nuk është aq i lehtë. Trajnerëve u duhen disa sezone për këtë gjë”.