Lajmet e fundit

Pep Guardiola ka insistuar se nuk do ta menaxhojë më asnjë klub anglez kur periudhës së tij te Manchester City t’i vjen fundi.
“Do të jem një mankunian për tërë jetën time. Do të jem tifoz i Manchester City-t dhe do të jetë e pamundur që ta trajnoj një tjetër ekip si Manchester City në Angli sepse e ndjej dashurinë nga njerëzit këtu”, ka thënë Guardiola për BBC Radio 5 Live.
“Kur njerëzit pyesin se çfarë dëshiroj? Të më duan. Gjëja më e mirë është kur ndjehesh mirë me njerëzit tjerë”.