Menaxheri Pep Guardiola ka thënë se klubi Manchester City nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Phil Foden.
Trajneri spanjoll ka paralajmëruar çdo palë të interesuar se 500 milionë euro nuk do të mjaftonin për ta nënshkruar futbollistin në fjalë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Foden ende nuk është pjesë e grupit të parë të kësaj skuadre dhe për të arritur aty, atij i duhet të përballet me një konkurrencë të ashpër me yjet që kanë përvojë ndërkombëtare.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.