Lajmet e fundit
Katalani ka insistuar se gardiani nuk ishte fajtor për dështimin e skuadrës në Londër.

Pep Gurdiola nuk mendon që Manuel Neuer ishte fajtori për disfatën që të martën mbrëma pësoi Bayern Muncheni në Emirates Stadium.
Ndeshjet pa humbje të skuadrës bavareze panë fundin në Londër, pas një gabimi të vonshëm të Neuerit.
Neuer e keqvlerësoi një gjuajtje të lirë të Santi Cazorlas duke u gjendur kështu jashtë pozite kur Olivier Giroud goditi topin dhe gjeti rrjetën, në minutën e 77-të.
Rezultatin më vonë e vulosi Mesut Ozil, por Guardiola ka refuzuar që ta fajësojë Neuerin, që pati disa reagime të shkëlqyeshme.
“Në pjesën e parë ai mbrojti disa gjuajtje të vështira”.
“Kurrë në jetë nuk e kam fajësuar dikë për vendimin që ka marrë. Ne nuk humbëm shkaku i Neuerit”.
“Ky është futbolli. Duhet të marrësh një vendim, ai e bëri këtë gjë dhe kaq”.