Lajmet e fundit
Spanjolli është i bindur se skuadra lidere e Bundesligës ka gjithçka duhet për të ecur përpara.

Pep Guardiola beson se Bayern Munchen ka gjasa reale për të fituar tripletën këtë edicion, nëse mbetet e përqëndruar deri në fund të kampanjës.
Bavarezët kanë pasur një fillim-sezon të shkëlqyeshëm pasi tani janë në pozitën e parë, shtatë pikë para Borussia Dortmundit që renditet e dyta.
“Jam i bindur që mund të luftojmë për çdo titull deri në fund, nëse lojtarët, unë dhe klubi në përgjithësi vazhdojmë kështu”.
“Gjëja më e rëndësishmë për mua si trajner është që t’i bëj lojtarët të kuptojnë se ne nuk kemi fituar asnjë trofe ende. Është ende muaji tetor”.
“Perfeksioni nuk ekziston. Gjërat po ecin mirë, por nuk dihet si do të përfundojnë gjërat”.