Bayern Munchen sonte në “Allianz Arena” pret Barcelonën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League.
Megjithëse ndeshja e parë përfundoi me rezultat 3-0, trajneri i bavarezëve Pep Guardiola mendon se rezultati mund të përmbyset. Këtë ai e mbështeti në kthimin që bëri Bayern në ndeshjen e dytë kundër Portos.
“Ne do të provojmë të gjitha shanset tona, sepse asgjë nuk është e pamundur për një skuadër siç është Bayerni. Jam krenar më lojtarët e mi dhe besoj se mund ta përmbysim rezultatin”, ka deklaruar Guardiola.
Bayern ka dështuar dy vitet e fundit, nën drejtimin e Guardiolas, të prekë finalen. Vitin e kaluar ishte Real Madrid që e ndali me rezultat të përgjithshëm 5-0.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.