Lajmet e fundit

Manchester City ka fituar garën me Barcelonën, Interin, Real Madridin, Bayernin dhe klube të tjera evropiane për të firmosur me talentin më premtues në kampionatin brazilian, Gabriel Jesus.
Lajmi vjen nga e përditshmja britanike “The Sun”, e cila shkruan se Palmeiras ka pranuar ofertën prej 32 milionë eurosh të klubit anglez, shkruan Albeu.
Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, tani është i detyruar të presë që skuadra olimpike e Brazilit t’i japë leje lojtarit të tij të ri për të udhëtuar në Manchester për të mbyllur gjithçka.