Lajmet e fundit

Jose Mourinhho dhe Pep Guardiola takohen sonte në kuadër të Premier Ligës duke vazhduar historinë e përballjeve të tyre ikonike.
Mou njihet si fjalaman e provokator ndërsa Guardiola si njeri i matur dhe i qetë. Por kujtojmë një rast, më 2011, kur portugezi kishte arritur ta nxjerrë nga kontrolli Guardiolën, i cili në një konferencë për shtyp, para El Classicos, kishte shpërthyer:
“Zotëri Mourinho i ka dhënë leje vetës që të më thërrasë Pep, andaj do ta thërras Jose. Nesër në 8 e 45 ne përballemi në fushë. Ai e ka fituar betejën jashtë fushës. Ai më ka mposhtur në atë arenë gjatë tërë sezonit dhe pa dyshim që do të vazhdojë ta bëjë këtë. Nëse ai dëshiron ta ketë trofeun personal të Ligës së Kampionëve jashtë fushës, lëre që ta shijojë. Në këtë dhomë (dhoma e shtypit në Bernabeu) Mourinho është i q**** bosi, ai është i q**** shefi”, kishte thënë Guardiola.
“Ai e di këtë dhe nuk dua të garoj me të këtu. Dua vetëm t’ia kujtoj që kam punuar katër vjet me të në Barcelonë. Më njeh dhe e njoh. Nëse ai preferon që t’i vlerësojë pikëpamjet e miqve të tij gazetarë që marrin informata nga Florentino Perez më shumë se raporti që kemi pasur për katër vjet, atëherë është zgjedhja e tij”, kishte shtuar spanjolli.