Lajmet e fundit
Ish trajneri i skuadrës nga Camp Nou ka folur për situatën tek katalunasit pas vendimit të Enrique për t'u larguar

Pep Guardiola ka thënë se vendimi për largim nga Luis Enrique ishte lajm i keq për Barcelonën.
Strategu spanjoll ka komentuar vendimin e shefit të pankinës katalunase për të mos vazhduar kontratën.
“Është një ditë e trishtuar për Barcelonën, por jo vetëm. Të jesh trajner i Barcelonës duhet të dëgjosh pak dhe të marrësh vendime jopopullore".
"Ai është një mësues, ekipi i tij ka luajtur si asnjë tjetër. Barcelona është ekipi më i mirë në botë".
"Nga ana tjetër, duke e njohur mirë atë dhe mjedisin, e kuptoj në mënyrë të përkryer dhe i uroj atij më të mirën”.