Lajmet e fundit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka mohuar mundësinë e rikthimit të tij te Barcelona, si dhe ka shtuar që Ronald Koeman e meriton edhe një vit tjetër te katalunasit.
Guardiola kishte shkëlqyer në katër vjetët e tij si trajner i katalunasve duke fituar 14 trofe, përfshirë dy tituj të Ligës së Kampionëve.
“Kam një kontratë dyvjeçare te Manchester-i, jam i lumtur dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, ka thënë Guardiola për Cadena SER.
“Koeman-i është trajneri ideal për sezonin e ardhshëm, dhe jam shumë i lumtur dhe presidenti është i bindur”, ka shtuar Guardiola.
“Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë, dhe Koeman e meriton edhe nëj vit më shumë, me njerëz në stadium. Për më tepër, vitet e dyta janë gjithmonë më të mira”.