Lajmet e fundit
Vendimi i spanjollit për t’u larguar nga Allianz Arena në fund të sezonit ka bërë që të ketë spekulime të mëdha për të ardhmen e tij.

Pep Guardiola u ka kërkuar falje homologëve të tij në Premierligë, pasi vendimi i tij për t’u larguar nga Bayern Munich ka bërë që të ketë shumë spekulime për një kalim të tij në Angli.
Spanjolli njoftoi muajin e shkuar që do të largohet nga gjigandi gjerman në fund të sezonit, duke bërë që spekulimet ta lidhin me një kalim tek Manchester City, Manchester United dhe Arsenal.
Kështu e ardhmja e trajnerëve të këtyre skuadrave u bë e paqartë dhe secili prej tyre në një mënyrë a tjetër ka kërkuar siguri për të ardhmen e tij.
Guardiola ka kërkuar falje për këtë gjë.
“Më vjen keq”.
“Normalisht që në karrierën time si trajner dhe lojtar i kam respektuar kolegët. Ndaj më vjen keq. Nuk e kam pasur për qëllim”.
“Do ta tregoj klubin tim të radhës kur të nënshkruaj kontratë”.