Lajmet e fundit
Spanjolli e ka pranuar se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren në Allianz Arena.

Pep Guardiola është i lumtur që ëndrra për tripletën me Bayern Munich mbetet e gjallë, pas fitores 2-0 ndaj Werder Bremen në gjysmëfinale të DFB-Pokal të martën.
Por ai ishte i pakënaqur që skuadra nuk fitoi me më shumë gola diferencë, pasi mendon se iu dhurua penalti në rastin e Arturo Vidal.
Thomas Muller shënoi gol në të dytën ndeshje me radhë, pasi futi në rrjetë topin pas një goditje nga këndi.
“Jam i lumtur natyrisht. Do të jetë finale e mirë ajo e Berlinit. Bremen mposhti Gladbach dhe Leverkusen”.
“Donim që të luanim më agresivisht, por mund të rrezikonim të merrnim gola”.
“Penaltia ishte e pamerituar”.