Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka thënë se Pep Guardiola e ka derën e hapur për një kthim në klubin e tij, shkruan Diario Sport, transmeton Klan Kosova.
"Ai është një gjeni. Kam lexuar kohët e fundit se ai do të dëshironte të kthehej në Barcelonë në të ardhmen, ndoshta në një rol me Akademinë tonë La Masia.Ky është një lajm i mirë për klubin dhe ai e di se dera është gjithmonë e hapur për atë që të kthehet’. tha Bartomeu një interviste me The Times
Timonieri i Manchester Cityt kohët e fundit tha se do të donte të përfundonte karrierën e tij në Camp Nou, në akademinë e të rinjve të klubit.
Pep sa ishte pjesë e katalunasve kishte periudhën më të mirë të karrierës së tij si trajner, ai ishte poashtu futbollist i Barcelonës.